Flash

Reagon Berisha: Projekti për bazën e NATO-s në Kuçovë ishte bërë gati nga qeveria ime

Lapsi.al 7 August 2018
Reagon Berisha: Projekti për bazën e NATO-s në Kuçovë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas zyrtarizimit të vendimit për ndërtimin e një baze të NATO-s në Kucovë. Berisha thotë se lajmi është mjaft i mirë pasi ky projekt, i bërë gati që në vitet e qeverisjes së tij, do të mund t’i bëjë ballë qëllimeve të errëta të “narkoqeverisë”, që sipas Berishës kishte bërë plane për ta kthyer aeroportin e Kuçovës në vendin ku do të transportohej droga për 3 qarqe.

Statusi i Berishës:

Nje ngjarje e rendesishme ne marredheniet e Shqiperise me NATO-n!

Te dashur miq, sot zedhenesi i Aleances se Atllantikut te Veriut njoftoi se Aleanca ka vendosur te modernizoje bazen ajrore te Kuçoves ne Shqiperi. Kjo baze do mund te perdoret edhe nga Aleanca per qelllime logjistike, policimi ajror, furnizimi, trajnimi etj. Baza do jete dhe aeroporti i vetem i forcave ajrore te Shqiperise.

Me kete rast shpreh kenaqesine time dhe falenderoj Aleancen per vendimin e marre sikunder mbeshtes ofrimin nga Shqiperia te cdo lloj lehtesie dhe kontributi per Aleancen ne permbushjen e misionit te saj te paqes dhe sigurise ne Europe dhe ne bote.

Gjithashtu informoj opinionin se ky projekt u pergatit nga nje kompani serioze amerikane, Cubik, qe ne vjeshten e vitit 2011 si dhe filluan parapregatitjet per zbatimin e tij. Por ata qe demostruan me portrete te Enverit diten e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, perzune kompanine qe beri projektin dhe si bandite te vertete arrestuan gjeneral Syrja Gjokaj ne menyren me banditeske, duke vonuar per se paku kater vite projektin e dhene.

Ata kishin parashikuar qe Kuçova te sherbente per Narkofloten qe do te transportonte kanabisin e tre qarqeve te vendit. Ky super skandal mori dhene dhe famozja ndrikull Mrika e radareve dhe Noriega hoqen dore nga plani i tyre dhe u detyruan te rikthehen ne projektin e meparshem.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI