Flash

Aksidenti tragjik/ Dëshmia e shoferit: Makina i ra gruas dhe fëmijëve, vajza më vdiq para syve

Lapsi.al 8 August 2018
Aksidenti tragjik/ Dëshmia e shoferit: Makina i ra gruas dhe

Shoferi i furgonit me të cilin u përplas makina pasi kishte përplasur fillimisht biçiklistin dhe nënën me dy fëmijë në Kamzë tregon momentet e tmerrit që përjetoi mëngjesin e sotëm. Drejtuesi i furgonit dëshmon momentin e tmerrshëm, kur makina përplasi nënën me 2 vajzat e saj.

"Po vija nga ura. Fëmijët ishin në trotuar. Pashë vetëm momentin kur makina i ra gruas me dy femijët. Nuk pashë biçikletën. Në fakt makina nuk ishte me shpejtësi, ishte normal. U tmerruam me thënë të drejtën, të shohësh viktima. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë dhe tjetri ( biçiklisti) ishte i vdekur pak më tutje. Ishin pamje të tmerrshme." - shpreh drejtuesi i furgonit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:40 minuta pranë shinave të trenit. Rozina Koleci, 38 vjeç humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me nënën 29 vjeçe, Valbona Ndreu dhe 2 vajzat e saja, 7 dhe 6 vjeç.  Më pas makina u përplas dhe me furgonin e bardhë që drejtohej nga shoferi që dha dëshminë më lart.

Nga përplasja ka humbur jetën në vend personi që po lëvizte me biçikletë, Ramazan Isha si dhe vajza 7 vjeçe. Ndërsa janë dërguar në spital nëna, Valbona Ndreu dhe vazja e saj E. N., 6 vjeçe që nuk kanë kaluar ende rrezikun për jetën.  Drejtuesja e mjeti Rozina Koleci është arrestuar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI