Flash

Aksidenti tragjik, flet mjeku i urgjences: 6 vjeçarja në operacion, nëna kaloi rrezikun

Lapsi.al 8 August 2018
Aksidenti tragjik, flet mjeku i urgjences: 6 vjeçarja në operacion,

Mjeku i Urgjencës në Spitalin e Traumës Rasim Madani përditëson informacionin mbi gjëndjen shëndetësore të nënës Valbona dhe vajzës së saj të vogël 6 vjeçare.

"Nëna dhe vajza e mitur jashte rrezikut për jetën" tha mjeku për Ora News. Vajza e mitur do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje neurokirurgjikale. Edhe gjendja shëndetesore e nënës së vajzës, Valbona Ndreu nuk paraqet rrezikshmëri.

Nëna 29 vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 6 vjeçe ndodhen në trajtim intensiv në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ende nuk mund të thuhet nëse janë jashtë rrezikut për jetën, bëri të ditur Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli.

Valbona Ndreu dhe vajza e saj e vogël 6 vjeçe u përplasën nga një makinë mëngjesin e sotëm tek shinat e trenit në rrugën e Kamzës, ndërkohë vajza tjetër e gruas, vetëm 7 vjeçe humbi jetën në vendngjarje.

Aksidenti u shënua rreth orës 08:40, makina e cila drejtohej nga Rozina Koleci, 38 vjeç fillimisht ka përplasur një biçikletë më pas është përplasur me nënën dhe dy vajzat dhe përplasja e fundit ka qenë me një furgon.

"Nena dhe vajza jane duke iu nenshtruar ekzaminimeve. Nuk mund te themi ende nese jane jashte rrezikut per jeten" tha mjeku Arben Zeneli. Policia ka ndaluar drejtuesen Rozina Koleci.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI