Flash

Daçiç: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa miratimin e fuqive të mëdha

Lapsi.al 8 August 2018
Daçiç: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa miratimin e fuqive

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq ka thënë se nuk sheh gatishmëri nga ana e Prishtinës për kompromis kur është fjala për statusin e Kosovës. Daçiq ka deklaruar se gjatë muajve të ardhshëm do të intensifikohen bisedimet për të gjetur një zgjidhje më të përhershme për Kosovën. Sipas tij, janë dy arsye pse duhet shpejtuar bisedimet.

“Arsyeja e parë është nevoja për kompromis, dhe jo për ta mbajtur këtë temë mbrapa me dekada. Arsyeja e dytë është se do theksohet mandati i organeve evropiane, Federica Mogherini duhet të shkojë në votime. Kjo do të thotë intensifikim të dialogut, por nuk ekziston një zgjidhje e tillë pa miratimin e fuqive të mëdha”, është shprehur Daçic.

Lidhur me ndarjen e mundshme të Kosovës, ai ka thënë se ka folur rreth dhjetë vite më parë rreth kësaj çështje.

“Kam folur për përcaktimin, nuk e kam përdorur termin e ndarjes. Kurrë nuk kam folur për territore. Pyetni njerëzit në veri të Kosovës se çfarë mendojnë për këtë. Dhe serbët në jug. Ata i përkasin krahinës serbe nën kushtetutën tonë”.

Ministri serb ka thënë se pozicioni i SHBA-ve ndaj çështjes së Kosovës ka ndryshuar dukshëm. Ndërkohë ai ka përfunduar duke thënë se kalon çdo orë të kohës në punë për të penguar njohjen e Kosovës./lajmi.net

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI