Flash

Durrës, vetëvrasja e bashkëshortes me armën e shërbimit, lihet i lirë polici

Lapsi.al 8 August 2018
Durrës, vetëvrasja e bashkëshortes me armën e

Lihet i lirë polici i arrestuar një ditë pasi bashkëshortja e tij u vra me armën e shërbimit. Gjykata e Durrësit ka vendosur masës e sigurisë 'Detyrim paraqitje' për Sherif Hajdarin.

Ai u arrestua me akuzën se ka qenë arsyeja që ka shtyrë bashkëshorten e tij, Merita Hajdarin të shkojë drejt vendimit ekstrem të vetëflijimit. Por Gjykata vlerësoi se ai duhet të qëndrojë në arrest "shtëpie".

Gjatë dëshmisë së tij para grupit hetimor, ditën e krimit ai pat rrëfyer se kishte debatuar ashpër me 47-vjeçaren  para se ajo të kryente vetëvrasje me armën e shërbimit. Grupi hetimor lidhur me këtë deklaratë dyshon se ky konflikt çoi 47 vjeçaren drejt vetëflijimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së hënës në banesën e çiftit në lagjen numër 7 Durrës. Aktin e rëndë nëna e dy fëmijëve e ka ndërmarrë edhe në prani të personave të tjerë, të cilët u bënë dëshmitarë okularë të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI