Flash

FOTO/ Aksidenti tragjik me 2 viktima në Kamzë, si i përplasi gruaja nënën me dy fëmijë

Lapsi.al 8 August 2018
FOTO/ Aksidenti tragjik me 2 viktima në Kamzë, si i përplasi

Tirana u trondit mëngjesin e sotëm nga një aksident i rëndë deri tani me dy viktima, njëra prej tyre një vajzë 7 vjeçe.

Në orën 08: 40 shtetasja Rozina Koleci, 38 vjeç ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me nënën 29 vjeçe dhe 2 vajzat e saja 7 dhe 6 vjeç.

Nga përplasja e tmerrshme ka humbur jetën në vend personi që po lëvizte me biçikletë, Ramazan Isha si dhe vajza 7 vjeçe.

Ndërkohë janë dërguar në spital nëna, Valbona Ndreu, 29 vjeçe dhe vazja e saj E. N., 6 vjeçe.

Nga informacionet e policisë e vogla ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe aktualisht po u nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Skena e aksidentit

Gruaja humbi kontrollin e drejtimit të mjetit, u përplas me biçiklistin, më pas me borëdurën e rrugës dhe më pas me tre këmbësoret nënën me dy vajzat. Mundësitë janë që nëna dhe vajza po kalonin rrugën kur ka ndodhur aksidenti por gjithçka do të sqarohet në orët në vazhdim.

"Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore" - informoi policia e Tiranes.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI