Flash

Gjithçka përveç Thaçit

Lapsi.al 8 August 2018
Gjithçka përveç Thaçit

Debati i hapur beftas për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë po merr në trojet shqiptare një rrjedhë të shtrëmbër, duke degraduar në një pozicionim të shëmtuar, pro ose kundër Hashim Thaçit. Dhe kjo po ndodh totalisht për fajin e tij dhe strategjisë që ai ka zgjedhur për të monopolizuar nga A në Zh këtë proces.

Po të shikohen në perspektivë qëndrimet e presidentit të Kosovës, ato të japin përshtypjen se më shumë sesa për një zgjidhje afatgjatë të një çështjeje kaq delikate, ai po përpiqet më shumë për rolin e tij si protagonist.

Pa u konsultuar paraprakisht pothuasje me asnjë nga faktorët në lojë, ai shpalli papritmas idenë e rishikimit të kufirit me “armikun tadicional”.

Në një operacion të kordinuar të komunikimit me publikun, ai i foli shqiptarëve pothuajse në të njëjtën kohën me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç, gjë që të linte përshtypjen e një skenari të përgatitur paraprakisht.

Ai vendosi në mënyrë personale termat mbi të cilat do të negociohet, duke treguar atë që Kosova do të marrë (Luginën e Preshevës) dhe atë që nuk do të dorëzojë kurrësesi.

Madje, në mënyrë absurde dhe pa dhënë shpjegime, në një intervistë me Mero Bazen, ai pohoi se mban në kokën e vet edhe një plan “B”, nëse pakti me Serbinë nuk arrihet.

Sikur, të gjitha këto të mos mjaftonin, ai u vërsul në një sulm hipokrit dhe të pa principtë kundër Berishës, duke dëshmuar se më shumë se njollat e dikurshme në historinë politike të ish presidentit (të cilat vetë i kishte aminstuar me kohë) ai është i predispozuar të tulasë çdo zë që i del kundër vullnetit të tij, për të bërë edhe luftën edhe paqen edhe diellin edhe shiun.

E gjitha kjo vijë sjelljeje, prej autokrati tipik, më shumë sesa hapja e një debati për thelbin e problemit, ka ngjallur paranoja, mosbesim dhe kundërshti, që nga politika e Tiranës e deri tek aleatët e vet qeverisës.

Ajo ka ngritur disa pyetje që mbeten pa përgjigje.

Pse Thaçi dhe Vuçiç folën të sikronizuar? A kanë atë një pakt paraprak të panjohur deri më tani?

Mbi ç‘bazë presidenti i Kosovës e garanton popullin e vet se “do ta mundë Serbinë si në luftë”, duke marrë teritore pa dhënë asgjë në këmbim?

Po ky plan “B”, i pa konsultuar me kërkënd që flika vetëm në kryet e tij, çfarë n’a qenka?

Po, tentativa për të mbytur ç‘do zë dhe mendim të kundërt, kujt i shërben në këtë proces, që është aq i madh sa askush nuk e ka luksin ta shndërrojë në projekt personal?   

Të gjitha këto pikpyetje të mbetura pa përgjigje dhe që kanë shtuar frikërat e publikut, po rrisin më shumë dyshimet se edhe nëse ka një draft marrëveshje me Serbinë, që po përflitet në kancelaritë perendimore, oreksi politik i Hashim Thaçit, apo makthi për të ardhmen e vet, po e shndërrojnë atë në varmihësin e parë të tij.

Me mënyrën se si është sjellë deri më tani, me komunikimin publik që ka iniciuar, me veprimet prej ilegali që ka kryer, presidenti kosovar e ka vënë veten në rolin e shkatërruesit kryesor të një pakti të mundshëm. Në pak ditë ai ka mbledhur më shumë, kundërshti, mosbesim dhe rrefuzim nga të gjithë faktorët shqiptarë, se cilido politikan i rangut të vet.

Natyrisht, që të flasësh për një marrëveshje me Beogradin, nuk është aspak e lëhtë për cilindo lider. Pesha e rëndë e së shkuarës, po aq sa dhe sjellja e Serbisë post millosheviçiane, do t’a vendosnin këdo në syrin e ciklonit. Por ky nuk është rasti i Hashim Thaçit. Ai nuk po anatemohet për këtë. Ai po ngjall panik sepse në vend që të luante rolin unifikues të presidentit, duke shtruar trasenë e rrahjes së ideve dhe përbashkimit të njerzve për t’u përgatitur për marrëveshje, ai po krijon imazhin e përvetësuesit të saj.

Prandaj sot jemi në situatën kur të gjithë po bërtasin: gjithçka përveç Thaçit. Sepse një çështje themelore për popullin e vet, ai po përpiqet t’a luajë si një sfidë vetjake. Duke u bërë kështu pengesa kryesore e një dialogu dhe e një pakti që edhe pa të do të ishte tejet i vështirë të arrihej.  

©Lapsi.al   

Të këshilluara

O sa keq me qenë (turist) shqiptar!

Tashmë janë shndërruar në kronika rutinë lajmet se një mur i ri Berlini po ngrihet në kufijtë e Shqipërisë, si pasojë e çmimeve stratosferike të biletave të avi...

18:03

Berisha në shtegun e Gjarprit

Në shpërthimin sa hipokrit dhe meskin të Hashim Thaçit, kundër Sali Berishës, ka diçka përtej lëndimit të një politikani të sfiduar publikisht dhe të një presid...

18:35

Si po zhduket Tirana e romaneve të Kadaresë?

Në debatin e madh mbi fatin e godinës historike të Teatrit Kombëtar, ka munguar zëri i atyre që njihen si autoritete morale të shoqërisë, të papërfshirë në inte...

16:59

Veliaj, njeriu i ri i Rilindjes

Konsumatorët e mediave tashmë janë mësuar me praktikën e materialeve të paketuara, që zyrat e marrëdhënieve me publikun të institucioneve, partive politike dhe ...

08:23

Akti i Metës dhe reagimi qesharak i Veliajt

Ilir Meta ka kryer këtë të premte një akt të denjë për postin që mban. Ai e ktheu në kuvend ligjin skandaloz për shembjen e teatrit, por më shumë sesa ky vendim...

08:15

A duhen përçmuar aktorët që e drodhën?

Ka një përçmim kolektiv kundër atyre aktorëve që dolën dikur në mbrojtje të godinës së teatrit, në përkujtim të kolegëve të tyre që nuk janë më, në favor të int...

14:43

Rusi 2018, topi që zbuti botën

Filozofi dhe satiristi i shekullit të shtatëmbëdhjetë, Jean de La Bruyère, dikur thoshte se: “Corneille i portretizon burrat ashtu siç ata duhet të jenë, Racine...

12:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI