Flash

Shkëmbim territoresh me Serbinë/ A do takohet Haradinaj me Ramën?

Lapsi.al 8 August 2018
Shkëmbim territoresh me Serbinë/ A do takohet Haradinaj me Ramën?

Qëndrimi i Ramush Haradinajt për një marrëveshje me Serbinë që përfshin ndryshim të kufijve të Kosovës duket i ndryshëm nga ai i Hashim Thaçit, sepse kur pyetet nga gazetarët, Haradinaj përmend luftën.

Megjithatë ai ka qenë në një vizitë surprizë sot në Vlorë ku është pritur nga kryebashkiaku Dritan Leli. Arsyet e vizitës së Haradinajt në Vlorë mbeten të paqarta, megjithëse për gazetarët ai përsëriti qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës duke përmendur sërish luftën.

“Hapja e temës së kufijve e pa pranueshme për mua. Për popujt e Ballkanit luftërat kanë qenë tragjike. Kufijtë nuk lëvizen me fjalë”, tha Haradinaj.

Mbetet për t'u parë nëse Haradinaj do të takohet me kryeministrin Rama që po pushon aty pranë dhe akoma më kuriozitet ngjall pyetja se: A do ta përmendë sërish luftën Haradinaj edhe pas takimit me Ramën?

Prej kohësh është spekulluar për rolin e kryeministrit Rama në një marrëveshje të fshehtë mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç që synon shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga qeveria shqiptare ka vetëm një prononcim të shkurtër të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati që ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë e ka konsideruar si "hapjen e kutisë së Pandorës".

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI