Flash

Thaçi i vendosur t'i kërkojë Serbisë Preshevën, por... "marrëveshja do jetë e dhimbshme"

Lapsi.al 8 August 2018
Thaçi i vendosur t'i kërkojë Serbisë Preshevën,

Hashim Thaçi doli në një konferencë tjetër sot për të përsëritur qëndrimin e tij, se nuk do të ketë as shkëmbim dhe as ndarje të Kosovës, por se ai do t'ia dorëzojë Serbisë kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshvesës, Medvegjës dhe Bujanovcit për t'u bashkuar me Kosovën.

Në konferencën e sotme për shtyp, gazetarët ngulmuan disa herë të marrin një reagim të ndryshëm nga presidenti në lidhje me kundër-ofertën e Serbisë, atë që nënkuptohet, por nuk thuhet asnjëherë nga Thaçi.

Thaçi gjithsesi e quajti marrëveshjen e pritshme me Serbinë si "të dhimbshme" dhe "të rëndë" për të dyja palët, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të Kosovës që kjo marrëveshje është e domosdoshme për të ecur para dhe për t'u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

"Marrëvëshja Kosovë-Serbi është e domosdoshme, por në baza të frymës së shpirtit europian dhe euroatlantik, së fqinjësisë së mirë dhe sa më herët të ndodhë aq më mirë është për të gjithë.

E di që ka plot kundërshtarë të dialogut, disa personale, disa për ego, disa nga mentaliteti, disa janë lustraxhinj të së kaluarës, por i gjithë shpirti i politikës duhet të bashkohet që të arrihet kjo marrëveshje. Edhe bota pret nga ne që të bëhet njohje reciproke dhe sa më shpejt të bëhemi pjesë e BE-së. Nuk mund ta akuzojmë BE të na pranojë pa zgjidhur problemet tona. Duhet te jemi të përgjegjshëm ndaj qytetarëve. Le të ndodhë pajtimi" u shpreh Thaçi gjatë konferencës për mediat.

Pavarësisht se është sulmuar nga një pjesë e mirë politikës dhe opinionit publik, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, Hashim Thaçi nuk është lëkundur nga nisma e tij për korrigjim kufijsh, që do të nisin me bashkimin e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, por sipas të gjitha gjasave nuk do të mbeten me kaq.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI