Flash

Vuçiç njofton vizitën në Kosovë: Do të vij në shtator të flas me serbët për vendimin që do merret

Lapsi.al 8 August 2018
Vuçiç njofton vizitën në Kosovë: Do të vij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç iu është drejtuar serbëve në Kosovë duke thënë se në shtator do të vijë t’i vizitojë për të diskutuar me ta për të ardhmen e Kosovës duke shtuar se asnjë vendim nuk do të merret pa dakordimin e tyre. Deklaratat ai i bëri gjatë një lidhje direkte me internet me një përfaqësi serbësh në veri të Kosovës, në prani edhe të drejtorit të së Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç i cili sot vizitoi veriun e Kosovës.

“Asnjë vendim nuk do të sjellë pa ju, unë do të vij në shtator në Kosovë, sepse unë dua të flas me ju dhe të ju tregojë se çfarë do të ketë të re në diskutimet mbi të ardhmen e Kosovës, që bashkërisht të planifikojmë ndërtimin e asaj ku ne jetojmë”, tha Vuçiç.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI