Flash

Dalin pamjet e aksidentit tragjik me dy viktima në Kamëz (VIDEO)

Lapsi.al 9 August 2018
Dalin pamjet e aksidentit tragjik me dy viktima në Kamëz (VIDEO)

Dalin pamjet e aksidentit tragjik të një dite më parë ku mbetën të vdekur 8-vjeçarja Esmeralda Ndreu si dhe 57-vjeçari, Ramazan Isha. Siç shihni në videon e publikuar nga Report Tv, fillimisht makina e drejtuar nga Rezina Koleci ka goditur çiklistin 57-vjeçar teksa ora shënon 08:40 minuta dhe para makinës së drejtuar nga Koleci është një tjetër automjet "Mercedes Benz".

Çiklisti është mes dy automjeteve dhe merret para nga makina e drejtuar nga 38-vjeçarja Rezina Koleci. Në pamje duket momenti i rëndë kur goditet çiklisti i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Por pak çaste para se të goditej çiklisti, rrugën e ka kaluar para karburantit dhe Valbona Ndreu me dy vajzat e saj. Për herë të fundit para se të goditeshin nga makina e Rezina Kolecit, Ndreu kalon rrugën me dy vajzat e saj. Në dorën e djathtë ajo mban vajzën Esmeralda Ndreu e cila gjeti vdekjen në aksident dhe në të majtë 6-vjeçarin E.N e cila fatmirësisht i shpëtoi vdekjes.

I pari që ka vënë re aksidentin ka qenë punonjësi i karburantit i cili siç shihni është alarmuar nga aksidenti i rëndë dhe vë duart në kokë duke bëritur. Në pamje duket edhe moment tjetër kur furgoni i bardhë ul shpejtësinë për të shmangur përplasjen me "Benzin" e Kolecit, e për pasojë goditet nga pas nga një tjetër fugon. Në këtë aksident u përfshinë 3 automjete dhe mbetën të plagosur 3 persona.

Shtetësja Rezina Koleci aktualisht është arrestuar dhe pritet që të dalë të shtunën para Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me akuzën aksident me plagosjen dhe vdekjen e më shumë se një personi ku sipas Kodit Penal, neni 290, gërma 4, rrezikon burgim nga 5 deri në 20 vite./ report tv

Të këshilluara

Zjarr masiv në pyjet e Pukës

Një sipërfaqe pyjore është përfshirën nga flakët e zjarrit në fshatin Dush të rrethit të Pukës, ndërsa paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Gr...

17:29

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI