Flash

Dokumentet zyrtare rrëzojnë akuzat e dy zv.ministrave për gjyqtaren Çela

Lapsi.al 9 August 2018
Dokumentet zyrtare rrëzojnë akuzat e dy zv.ministrave për

2 zv.ministra e akuzuan të mërkurën gjyqtaren e Gjykatës së Vlorës, Herila Çela, se përmes një vendimi kishte dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie për një shtetas, i cili ishte kapur me armë dhe lëndë narkotike gjatë kohës që ndaj tij kishte një masë të njëjtë për një tjetër akuzë, atë për tentativë vrasje.

Behet fjale për rastin e shtetasit Taulant Manaj, i kapur në Qershor të vitit 2018 me një pistoletë dhe 0.9 gram kanabis, ndërkohë që ishte larguar nga shtëpia ku po vuante masën e sigurisë për një ngjarje të ndodhur ne Shkurt të po këtij viti, i përfshirë në një shkëmbim zjarri.

Gjyqtarja ka dhënë fillimisht masën e sigurisë arrest me burg. Por pala mbrojtëse e ankimoi këtë vendim duke sjelle dhe prova nga ekspertiza balistike që provonin se arma që iu gjend Manajt në makinë nuk ishte përdorur prej tij si dhe sasia e kanabisit ishte e papërfillshme.

Zëvendësministrat e Brendshëm dhe te Drejtësisë deklaruan se gjyqtarja duhet ta kishte lënë në burg, për shkak se kishte dijeni për ngjarjen e Shkurtit.

Por dokumentet zyrtare të gjykatës së Vlorës tregojnë se gjyqtarja Çelaj nuk ka pasur dijeni se shtetasi Taulant Manaj po hetohej për tentativë vrasjeje.

Në asnjë rresht të kërkesës së Prokurorisë që kishte kryer hetimet, organi i akuzës nuk e informonte gjykatën se shtetasi në fjalë po vuante një masë sigurie me arrest shtëpie për një ngjarje të rëndë.

Për rastin e 27 Shkurtit Manaj u gjykua nga gjyqtarja Elona Mihali që e la në burg. Ndërsa në 28 Mars 2018, Gjykata e Apelit e zbut masën në arrest shtëpie, me vendim të trupës gjyqësore të përbërë nga Iliba Bezati, Petrit Aliaj dhe Brikena Ukperaj.

Dokumentet tregojnë se në kërkesën e saj për ta lënë në burg, prokuroria nuk i bashkoi dy çështjet për Taulant Manajn, ashtu siç duhet të kishte vepruar ligjërisht në këtë rast.

Duke qenë se i pandehuri po hetohej edhe për një tjetër vepër penale, Prokuroria duhet t’i kishte bashkuar procedimet dhe jo t’i linte si dy dosje te veçanta.

Në këtë mënyre ajo do ta kishte vënë gjykatën përballe faktit se Manaj ishte një person që paraqiste rrezikshmëri.

Hetimet e mëvonshme provuan gjithashtu se për të dyja rastet, zanafilla ishte e njëjta ngjarje, një tjetër fakt ky që prokuroria duhet t’ia çonte gjyqtares të dyja fashikujt në një dosje të vetme. /tvklan

Deklaratat/ Pse e sulmoi Rama gjyqtaren e Vlorës? 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI