Flash

Shoferi përplas me makinë prindërit dhe fëmijën 1 vjeç në Elbasan, pranga 25-vjeçarit

Lapsi.al 9 August 2018
Shoferi përplas me makinë prindërit dhe fëmijën 1

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Teksa drejtonte mjetin tip “Seat” me targa AA 041 BO në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, 25-vjeçari Indrit S., ka aksidentur dy këmbësorë, burrë e grua, dhe fëmijën e tyre 1 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ndërsa tre të aksidentuarit, çifti i bashkëshortëve K.V., 26 vjeç, dhe M.Sh., 25 vjeçe, dhe fëmija, të tre banues në lagjen “Skëndërbej”, janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Aplikimet në universitete, 88% tek publiku

24.287 kandidatë kanë aplikuar për të studiuar në universitet, por ato publike mbeten më të preferuarat nga maturantët. 88.88 %  e degëve të zgjedhura i përkasi...

22:38

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI