Flash

Tre vjet në kërkim nga policia, 42-vjeçari aktiv në Facebook. Jetonte në …

Lapsi.al 9 August 2018
Tre vjet në kërkim nga policia, 42-vjeçari aktiv në

Një person i shpallur në kërkim për kultivim droge është vënë në pranga dje nga Policia e Gjirokastrës. Fatmir Zhupa u arrestua orës 14.45, pas një operacioni ndjekjeje nga ana e uniformave blu të Gjirokastrës në lagjen “18 Shtatori”.

screenshot-21_1533734605-8600561

Mësohet se Zhupa u arrestua në banesën e tij me qira që ndodhet në qendër të një prej lagjeve kryesore të qytetit, shumë pranë shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.

42- vjeçari nga Tepelena me banim në Gjirokastër, u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Përmet me nr.vendimi 54/22-2016- 38, datë 14.12.2016, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Sipas Policisë, Fatmir Zhupa është shpallur në kërkim prej fillimit të korrikut 2015 pas një aksioni policor të zhvilluar nga strukturat e policisë së Komisariatit Përmet, ku u bë asgjësimi i 1100 rrënjëve bimësh narkotike cannabis sativa të kultivuara në një parcelë të marrë me qira në fshatin Odriçan, Përmet.

Gjatë këtij operacioni ra në pranga një shtetas nga Durrësi si dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë, mes të cilëve edhe Zhupa. Ndonëse i shpallur në kërkim prej tri vitesh, Fatmir Zhupa ka ende aktive llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, me emrin e tij të plotë.

Madje, në brendësi të fotove nuk është e vështirë të bësh identifikimin e tij me të njëjtën foto që Policia ka përdorur për ta shpallur atë person në kërkim. Ky është rasti i tretë i këtij viti në Gjirokastër i kapjes së personave në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas të dhënave të Policisë, operacioni për kapjen e të kërkuarit u bë pas sinjaleve në rrugë operative për vendndodhjen e tij. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, ai nuk ka bërë rezistencë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI