Flash

Zbardhen shkaqet e aksidentit tragjik në Kamëz, shoferja 38-vjeçare ngatërroi frenat me gazin

Lapsi.al 9 August 2018
Zbardhen shkaqet e aksidentit tragjik në Kamëz, shoferja

Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme në Kodër Kamëz. Nga aksidenti humbi jetën Ramazan Ishni i cili po lëvizte me biçikletë dhe një vajza 7 vjeçe, ndërsa në spital ndodhen nëna dhe motra e vogël, 6 vjeçe e vajzës që vdiq.

Ndaj Rozina Kolecit 38 vjeçe është firmosur arresti dhe pritet të dalë në gjyq për vlerësimin e sigurisë. Nga dëshmia dhënë grupit hetimor mësohet se 38 vjeçarja "ka ngatërruar frenat me gazin".

Fillimisht është përplasur e biçikletën më pas me furgonin e bardhë dhe më pas me nënën dhe  dy vajzat, 6 dhe 7 vjeçe që ndodheshin në trotuarin e vogël në mes të rrugës. 29 vjeçarja Valbona Ndreu dhe dy vajzat e saj kanë dashur të kalonin në anën tjetër.

Pas veprimeve hetimore është vërtetuar se gruaja nuk ka qenë as nën efektin e alkoolit dhe as duke ecur me shpejtësi. Gjëndja shëndetësore e vajzës dhe e nënës është stabël.

Të dyja po ndiqen intensivisht. Mjekët thonë se të dyja e kanë kaluar rrezikun për jetën megjithatë sërish mbeten të rezervuar dhe sa i takon gjëndjes së tyre shëndetësore.

Dje vajza e vogël E.N. 6 vjeçe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI