Flash

Ne, brezi i Kadaresë dhe brezi i Unnikatilit

Lapsi.al 10 August 2018
Ne, brezi i Kadaresë dhe brezi i Unnikatilit

Kam nisur prej disa ditësh përshtatjen me idenë se të mbetesh prapa bote ka përparësitë e veta. Për shembull, ty mund të të ketë ngecur ora tek Kadareja, por pastaj mëson se vetë Kadareja dhe gjithë poezia e tij është një hiç përpara veprës së një poeti të ri të quajtur Unnikatil.

Dhe kështu një ditë prej ditësh u zhyta në fondin poetik të këtij ylli në agim të cilit, siç më pohuan, i janë njohur haptazi meritat nga vetë ylli i perënduar Kadare.

Interneti gëlon nga vargjet e tij. Të tërheqin vëmendjen poezi të gdhendura me mjeshtëri falë një fjalori të përbërë prej rreth 250-300 fjalësh gjithsej - aq sa një fëmijë 6 vjeç. Mjeshtëria qëndron tek fakti se pavarësisht këtij kufizimi që do ta paralizonte çdo njeri me kurajë mesatare, sërish autori dëshmon një aftësi të rrallë që me këto pak fjalë që zotëron, t’ia dalë që jo vetëm të plotësojë disa fjali të njëpasnjëshme, por edhe të arrijë në mënyrë të habitshme të komunikojë edhe një ide të përgjithshme mbi atë që e mundon.

Poezi të spikatura si “A pe sheh” ose “Dostat e vërtetë” i bëjnë vargjet e poezive “Mall” apo “Edhe kur kujtesa” të Kadaresë të ngjajnë si belbëzime foshnjesh. Më tej kryevepra të paharrueshme si “Gatshëm për pasoja”, “Arsyetimi jem” dhe “Hajde t’lagi”, të lindin ty një nevojë destruktive për të kërkuar një çakmak në xhep dhe për të pjekur me zjarr të ngadaltë gjithë bibliotekën e shtëpisë. Sidomos të poshtërojnë së brendshmi dhe të mbushin me një keqardhje pesimiste për jetën vargje lapidare si:

“Me fjal T'ronda si balena/

Kur pi gjuj anena/

Shqipe po perbrena shkurt jena qa jena/

Diqka qe ti kur smun mu kon”.

Shkurt muhabetit, pas një kredhjeje disa orëshe në artin poetik të vetëm njërit prej burimeve ku rinia e sotme njom buzët, ty të mbetet përshtypja se falë Zotit ke shpëtuar për fije nga aksidenti i tmerrshëm i ardhjes në jetë pak vite më vonë. Je një i mbijetuar kur mundej që për fare hiç gjë të rastisje të ishe adoleshent atëherë kur me pafajësi dhe naivitet, i vendosur nën një shtypje revoltuese papjekurie dhe nxitimi, s’do kishe rrugëdalje tjetër pos adhurimit të këtyre zotave të boshllëkut që njëkohësisht ta zbraz edhe ty kokën, sipërfaqësisë që ta ngec dhe ty në cektinë mendimin dhe çekuilibrit që ia humb gravitetin botës tënde dhe asaj të pasardhësve që do të të ndjekin duke të pasur ty si model.

PS. Një sqarim që e postova gjatë komenteve në vijim: Ndërkohë që me pushime, dëgjoj gjithandej muzikë hip hop në lokale, plazhe e radio. Mes tyre, mbase dhe Unnikatilin që mora si kampion thjesht sepse ma lëvduan për vlerat që mbart poezia e tij. Nuk e di a ka qenë ai që kam dëgjuar apo dikush tjetër me të njëjtin emër. Personalisht këta lloj poetësh - pavarësisht emrit apo seksit - më ngjajnë vazhdimisht si i njëjti njeri. U bëra kurioz dhe ia lexova lirikat në mënyrë selektive pa shoqërim në muzikë, sepse doja të konfirmoja a ishin të vërteta fjalët se Kadareja e ka quajtur pasues të vetes. Jo se Kadareja është ndonjë kulm (dhe e kam thënë me kohë vlerësimin tim për të), por gjithsesi është kureshtare të dish kush po ia merr stafetën. Pastaj kur mbarova së kërkuari kush ishte Unnikatili që është lëvduar nga Kadareja, më lindën dyshime dhe kërkova kush ishte Kadareja që ka mburrur Unnikatilin. Veç shkrimtarit, më doli edhe një muzikante e rrymës minimal techno e quajtur Kadarè Aliu ndaj ka të ngjarë që të ketë qenë edhe ajo që e ka quajtur Unnikatilin një poet të mirëfilltë. Ky varianti i dytë duket më i besueshëm duke qenë se Kadareja e technos bënte këngë pa fjalë fare, por varianti i dytë me Kadare shkrimtarin, ishte më kull ndaj stika tek ai.

Të këshilluara

Hashim Thaçi dhe pasioni i një injoranti

Aventura e re, për korrigjimin e kufijve, tejkalon me potencialin e vet shkatërrues aventurat e mëparshme “korrigjuese” të Thaçit. 1. Hashim Thaçi k...

16:22

Gjithçka përveç Thaçit

Debati i hapur beftas për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë po merr në trojet shqiptare një rrjedhë të shtrëmbër, duke degraduar në një pozici...

15:48

O sa keq me qenë (turist) shqiptar!

Tashmë janë shndërruar në kronika rutinë lajmet se një mur i ri Berlini po ngrihet në kufijtë e Shqipërisë, si pasojë e çmimeve stratosferike të biletave të avi...

18:03

Berisha në shtegun e Gjarprit

Në shpërthimin sa hipokrit dhe meskin të Hashim Thaçit, kundër Sali Berishës, ka diçka përtej lëndimit të një politikani të sfiduar publikisht dhe të një presid...

18:35

Si po zhduket Tirana e romaneve të Kadaresë?

Në debatin e madh mbi fatin e godinës historike të Teatrit Kombëtar, ka munguar zëri i atyre që njihen si autoritete morale të shoqërisë, të papërfshirë në inte...

16:59

Veliaj, njeriu i ri i Rilindjes

Konsumatorët e mediave tashmë janë mësuar me praktikën e materialeve të paketuara, që zyrat e marrëdhënieve me publikun të institucioneve, partive politike dhe ...

08:23

Akti i Metës dhe reagimi qesharak i Veliajt

Ilir Meta ka kryer këtë të premte një akt të denjë për postin që mban. Ai e ktheu në kuvend ligjin skandaloz për shembjen e teatrit, por më shumë sesa ky vendim...

08:15

A duhen përçmuar aktorët që e drodhën?

Ka një përçmim kolektiv kundër atyre aktorëve që dolën dikur në mbrojtje të godinës së teatrit, në përkujtim të kolegëve të tyre që nuk janë më, në favor të int...

14:43

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI