Flash

DYSHIMET/ Lici u ekzekutua për hakmarrjen e Astrit Kurmemajt

Lapsi.al 10 August 2018
DYSHIMET/ Lici u ekzekutua për hakmarrjen e Astrit Kurmemajt

53-vjecari që u ekzekutua këtë mëngjes në Shkodër, Fatbardh Lici, dyshohet se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje.

Ai u vra gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin, dhe teksa kthehej për në institucionin e vuajtjes së dënimit.7

Pista kryesore dhe e vetme e vrasjes së sotme në lagjen Guerile në Shkodër, mbetet gjakmarrja mes dy familjeve Kurmemaj, dhe Lici. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor në ekzekutimin e Kurmemajt.

Fatbardh Lici u vra pranë shtëpisë së tij, njëjtë si Astrit Kurmemaj 4 vite më parë. Forca të shumta të policisë dhe pika kontrolli janë ngritur ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një automjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen. Astrit Kurmemaj ishte kapo i bandës së njohur "banda e Gjepalit" veprimtaria e të cilës kulmoi në vitet 1997 – ‘98, dhe është ekstraduar nga Italia në 2006.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI