Flash

Ivica Daçiç për kundërshtarët e ndryshimit të kufijve: Mos luani me nervat dhe muskujt e Serbisë

Lapsi.al 10 August 2018
Ivica Daçiç për kundërshtarët e ndryshimit të

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, është shprehur me tone të ashpra kundër vendeve që, sipas tij, hapën kutinë e pandorës duke njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas Daçiç, këto vende janë hipokrite pasi pranuan të njohin shkëputjen e Kosovës ndërsa sot shprehen kundër ndryshimit të kufijve.

Duke folur në një konferencë për shtyp me drejtoreshën e Informacionit të Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, Daçiç u shpreh se propozimi i presidentit Aleksander Vuçiç për vendosjen e kufirit ishte dëshire për arritjen e një kompromisi. “Ata e rrëzuan kufirin tonë dhe tani kujtohen se kufijtë nuk mund të ndryshohen. Ju hapët kutinë e Pandorës dhe tani për këtë nuk mund të flitet përsëri. A nuk keni turp, ju hipokritë?" - u shpreh Dacic.

“Për çfarë kufiri po flisni, kufiri midis Kosovës dhe Serbisë dhe kush e ka verifikuar atë kufi? Ata që ndihmuan Kosovën të bëhen të pavarur tani flasin për asnjë ndryshim të kufijve”, tha Dacic. “Gjithkush kujtohet se nuk mund të ketë ndryshim të kufijve sipas parimit etnik,”  - vazhdoi ai dhe me ironi pyeti nëse UÇK-ja (“Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, një formacion sipas tij separatist) ishte një organizatë multietnike që luftonte për një Kosovë multietnike.

“Për ata që mendojnë se jemi të dobët kur tregojmë dëshirën për një kompromis, u them: mos luani me nervat dhe muskujt e Serbisë." - u shpreh Daçiç.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI