Flash

Masakra në Vlorë, dy fëmijë mes 8 viktimave

Lapsi.al 10 August 2018
Masakra në Vlorë, dy fëmijë mes 8 viktimave

8 viktima! Ky është bilanci i masakrës që ndodhi sot pasdite në fshatin Resulaj të Bashkisë Selenicë, qarku Vlorë. Burime të Lapsi.al thonë se dy prej tyre janë fëmijë, të moshës 9 dhe 13 vjec. Autori i krimit është 24-vjeçari Ridvan Zykaj. Deri më tani ai ndodhet ende i lirë. Policia ka rrethuar fshatin për ta arrestuar, ndërsa kërkon ndihmë edhe prej banorëve. I riu dyshohet të jetë me probleme mendore. Paraprakisht thuhet se shkaku i ngjarjes ka qenë një sherr banal për kalimin e shpezëve në tokën e tij. Viktimat janë nga dy familje të fisit Zykaj.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI