Flash

Mbytet një tjetër person në Përmet, 57-vjeçari hidhet në ujërat e lumit Vjosë

Lapsi.al 10 August 2018
Mbytet një tjetër person në Përmet, 57-vjeçari hidhet

Një 57-vjeçar është hedhur nga ura në ujërat e Vjosës, por nuk ka dalë më që aty. Sipas burimeve policore N.S pasditen e të enjtes është parë nga kalimtarët e rastit.

“Më datë 09.08.2018, rreth orës 15:57, shtetasi N.S, 57 vjeç, banues në fshatin Rapck, Përmet, dyshohet se është hedhur nga ura e fshatit Rapck në lumin Vjosë dhe nuk ka dalë më. Në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe polumbarët të cilët kanë filluar kërkimet përgjatë lumit Vjosë. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka qënë në gjendje depressive”, - thotë policia e Gjirokastrës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI