Flash

Si u ekzekutua me 15 plumba vëllai i këshillitarit bashkiak në Shkodër teksa po pinte kafe

Lapsi.al 10 August 2018
Si u ekzekutua me 15 plumba vëllai i këshillitarit bashkiak në

Një 53 vjeçar u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së premtes në qytetin e Shkodres.  Ngjarja ndodhi në lagjen “Guerrile” dhe viktima u identifikua si shtetasi Fatbardh Lici.  Ai ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal në rrugën kryesore të unazës perëndimore, kur është qëlluar për vdekje.

15 plumba janë shkrepur në drejtim të tij nga autori që mësohet se ka qenë i maskuar dhe që menjëherë më pas është larguar nga vendngjarja, duke shfrytëzuar daljet e shumta që ka unaza me rrugë të tjera dytësore të qytetit.

Nuk dihet ende nëse arma e përdorur në vrasje ka qenë pistoletë apo kallashnikov, por provat balistike do ta përcaktojnë thonë burime policore. Pak minuta pas ngjarjes policia bëri me dije se gjeti në lagjen “Dobraç” një automjet tip Benz duke u djegur, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autori për të lëvizur në momentin e krimit.

Forcat e policisë bënë krehjen e zonës dhe ngritën disa pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Disa bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja do tu sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa lokali ku ndodhi vrasja mësohet se nuk ka të tilla.

Megjithatë policia po ndërton skemën e ngjarjes, bazuar edhe në dëshmitë e personave që kanë qenë në zonë në momentin e vrasjes, ku disa shtetas janë shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje. Zyrtarisht policia nuk jep asnjë të dhënë mbi pistën e hetimeve që po kryen për këtë vrasje, edhe pse nga burime të brendshme mësohet se kryesorja është ajo e hakmarrjes.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI