Flash

Sulmohet me gurë Ambasada e Kosovës në Suedi, lëndime të rënda ndaj personelit diplomatik

Lapsi.al 10 August 2018
Sulmohet me gurë Ambasada e Kosovës në Suedi, lëndime

Ambasada e Kosovës në Suedi është sulmuar me gurë mëngjesin e sotëm. Incidenti është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës e cila përmes një njoftimi e ka dënuar sulmin që ka ndodhur sot në orët e pasdites.

Ministria e Punëve të Jashtme “vlerëson se sulme të tilla me mjete të forta, që kanë mundur të shkaktojë lëndime të rënda ndaj personelit diplomatik, teksa ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare, janë të papranueshme, dhe kërkojnë nga autoritetet e shtetit pritës, që të zbardhen sa më shpejt autorët e kësaj vepre në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë”.

“Ministria e Punëve të Jashtme falënderon autoritetet suedeze për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin e ngushtë në lidhje me këtë rast. Ky është sulmi i dytë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm që nga hapja e saj në vitin 2009”, përfundon komunikata.

Për momentin nuk dihet ende se kush janë autorët e agresionit. Por, kjo ngjarje vjen në një kohë kur janë “nxehur” debatet lidhur me tezën e “korrigjimit të kufijve”, hedhur së fundi nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI