Flash

(VIDEO) U filmua duke kërcyer i dehur, pezullohet shefi i Policisë

Lapsi.al 10 August 2018
(VIDEO) U filmua duke kërcyer i dehur, pezullohet shefi i Policisë

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra shefin e Policisë së Rendit në Delvinë, pasi ai u shfaq në një video duke kërcyer. Nnga pamjet duket se ai e ka tepruar me alkoolin.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet Specialisti i Rendit në Komisariatin e Policisë Delvinë, P.Xh., duke kryer veprime jo etike pasi ishte i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, Drejtori Policisë Vendore Vlorë, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka kryer pezullimin e menjëhershëm të tij. Njëkohësisht Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale për nisjen e hetimit disiplinor ndaj këtij punonjësi”, njofton Policia. 

“Policia e Shtetit falënderon cilindo që konstaton dhe denoncon raste të abuzimit me uniformën e Policisë apo me detyrën që ata kryejnë, duke premtuar një reagim të shpejtë e të paanshëm.

Policia e Shtetit është e vendosur për të ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor dhe për të pasur një performancë sa më të mirë në komunitet dhe në këtë kuadër fton qyetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast në numrin pa pagesë 112, në aplikacionin ‘Komisariati Dixhital’, në numrin 0800 90 90 të SHÇBA, në faqet zyrate të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, apo në rrjetet sociale e mediatike”, vijon më tej njoftimi i Policisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI