Flash

'A më gjen dot ku jam?', autori i masakrës së Vlorës ironi me Ramën para se të arrestohej

Lapsi.al 11 August 2018
'A më gjen dot ku jam?', autori i masakrës së

Paara se të arrestohej Ridvan Zykaj autori i vrasjes së 8-fishtë në Resulaj të Vlorës ka pasur kohë edhe të komentonte në adresën e tij në Facebook. Zykaj, me anë të facebook i është drejtuar kryeministrit Rama duke e sfiduar këtë të fundit në formë ironie: “O Edi Rama a më gjen dot ku jam?”.

Ridvan Zykaj duke shfrytëzuar edhe terrenin të cilin ai e njeh shumë mirë pasi ka punuar edhe si bari në ato zona ka shtuar vështirësitë për lokalizimin e tij nga ana e ‘uniformave blu’ për disa orë, ku më në fund, mëngjesin e ditës së sotme është bërë i mundur edhe arrestimi i tij.

Ngjarja e pasdites së të premtes çoi në humbjen e 8 jetëve. Ridvan Zyka, me kallashnikov u mori jetën 8 anëtarëve të fisit të tij me të njëjtin mbiemër.

 

Të këshilluara

Emrat e 8 viktimave të masakrës së Vlorës

Policia vijon operacionin për kapjen e 24-vjecarit Ridvan Zykaj, i cili ekzekutoi 8 persona të fisit të tij në fshatin Resulaj të Selenicës. Ndërkohë zbardhen e...

20:13

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI