Flash

Gjyshi i autorit të masakrës së Selenicës tregon tmerrin: Ulërija më kot, askush nuk me dëgjonte

Lapsi.al 11 August 2018
Gjyshi i autorit të masakrës së Selenicës tregon tmerrin:

Gjyshi i autorit të masakrës së Selenicës ka treguar për mediat momentet e tmerrit nga gjithë ajo që i kanë parë sytë.

“Ishim në drekë, në atë festë, ai piu një birrë dhe një tjetër e mori me vete. Unë u ngrita nga tavolina si plak që jam më shpejt, pas meje u ngrit edhe ky. I thashë ca do bësh, më tha do nxjerr dhentë” - tregon gjyshi.

Duke u ndalur në skenën pas krimit, ai tregon: “Nipin dhe nusen i gjata te vrare ne avlli. Pashe vëllain dhe kunatën te vrare. Ulërija më kot, askush nuk me dëgjonte. Erdha tek byrazeri e gjeta përmbys. E rregullova, gjeta dhe gruan i ujdisa. Pastaj gjeta nuset. Të tërë i gjeta përjashta. Pastaj shkoj tek nipolli i vogël. Ajo ishte kujë e zezë.”

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI