Flash

'Ju uroj një fundjavë të qetë', 8 viktima në Vlorë, por Rama e ka mendjen tek Facebook-u

Lapsi.al 11 August 2018
'Ju uroj një fundjavë të qetë', 8 viktima në

Në Vlorë pasditen e djeshme u vranë 8 persona nga Ridvan Zykaj, ndërkohë që policia u ngrit në këmbë për të kapur autorin e armatosur, arrestim i cili u bë ditën  e sotme rreth orë 6:30.

Por pavarësisht kësaj ngjarjeje të rëndë që nuk tronditi jo vetëm Vlorën, por të gjithë vendin, kryeministri Rama akoma nuk ka dhënë asnjë prononcim.

Ajo cka është e habitshme në këtë mes është fakti se ai rreth një orë më parë ka postuar një faqen e tij në Facebook një video-informacion për ecurinë ekonomike ne vend, punësimin dhe bizneset e reja që janë hapur, por pa folur në lidhje më masakrën e Vlorës që la pas 8 të vdekur.

Duket se mania e kryeministrit për të propaganduar ‘arritjet’ e tij i tejkalon edhe ngjarje të tilla, pasi një kryeministër normal së paku do tu kishte shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, por jo kreu i qeverisë shqiptare; ky i fundit uron me paturpësinë më të madhe ‘fundjavë të mbarë’.

Lidhur më këtë postim shumë komentues i janë sulur në shenjë indinjomi Ramës.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë ”- shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI