Flash

Avokatët nuk pranojnë të marrin në mbrojtje vrasësin e Selenicës

Lapsi.al 12 August 2018
Avokatët nuk pranojnë të marrin në mbrojtje vrasësin e

Ritvan Zykaj do të dalë të hënën rreth orës 10:30 para gjykatës për t'u njohur me masën e arrestit. Pas masakrës ai ka firmosur kartën e të drejtave, por për disa orë rresht marrja në pyetje e tij ka qenë e pamundur.

Shkak është bërë refuzimi i çdo avokati për ta marrë në mbrojtje dhe për të përfaqësuar të drejtat e tij. Për këtë arsye prokuroria ka siguruar dy ditë pas masakrës një avokat kryesisht të caktuar nga shteti.

Zykaj vrau 8 persona nga fisi i tij në fshatin Resulaj të Selenicës. Shkak për vrasjen makabre thotë se ishin akuzat që i bëheshin për vjedhjen e disa pulave në fshat, megjithatë ai do t'i nënshtrohet ekzaminimit psiqik.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI