Flash

Gjyshi i Ritvan Zykajt: Ma sillni se do ta djeg vetë të gjallë

Lapsi.al 12 August 2018
Gjyshi i Ritvan Zykajt: Ma sillni se do ta djeg vetë të gjallë

Gjyshi i Ritvan Zykajt, autorit të masakrës në Selenicë, kërkoi t'i sillnin nipin sepse do të ishte vetë ai që do t'i merrte jetën për aktin që bëri.

Ndërkohë që prindërit e vrasësit janë larguar nga fshati, gjyshi i tij Kujtim Zykaj, i cili është dhe vëllai i Demirit, njërit prej viktimave ka shkuar për ngushëllim në familjen e të vëllait të tij.

"Ma sillni, edhe pse e kam nip, do ta djeg vetë të gjallë", ka thënë Kujtimi.

Pak banorë që flasin, tregojnë si i kanë njohur ata që humbën jetën, por edhe autorin dhe familjen e tij.

"Unë kam qënë shok me Azemin. Nuk kemi fjalë", është shprehur një mik i Azemit

"Ishin njerëz të rregullt. Hanin, pinin. Djali ishte në rregull me aq sa e kam takuar. Nuk e di në ka qënë problematik. S’më ka rënë në vesh gjë", tha një banor i zonës.

Banorët janë ende të shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur, por janë kthyer në përditshmërinë e tyre. Situata në Resulaj nuk mund të harrohet lehtësisht.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI