Flash

Gruaja tregon aksidentin në Divjakë: Ishte vetëm 1 sekondë, frenova por…

Lapsi.al 12 August 2018
Gruaja tregon aksidentin në Divjakë: Ishte vetëm 1 sekondë,

Një 35-vjeçare nga Tirana aksidentoi për vdekje një fëmijë 6 vjeç ditën e djeshme në Divjakë. Sipas saj, ka qenë fëmija që i ka prerë rrugën duke kaluar me vrap për në anën tjetër.

Policia bëri të ditur se fëmija është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Benz”, me drejtuese shtetasen M. Matarangasi, 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas burimeve nga Policia, drejtuesja e mjetit ka qenë duke ecur në një rrugë të mbushur me qarkullim dhe sapo ka dalë nga trafiku i rënduar, ajo ka rritur shpejtësinë për të vijuar më tej rrugën më e lirë. Por në këtë çast, siç tregojnë burimet, dyshohet që fëmija ka tentuar të kalojë më shpejtësi rrugën.

 

“Ishte vetëm një sekondë. Edhe pse frenova gozhdë, fëmija u fut para makinës. Makina nuk kisha shpejtësi shumë të lartë, por fëmija po. Ai hyri me vrap të pakontrolluar. U përpoqa, por nuk ia dola”, ka thënë ajo në polici.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI