Flash

Misteret e autorit të masakrës së Selenicës. Të djegurat në trump dhe përdorimi i Facebook

Lapsi.al 12 August 2018
Misteret e autorit të masakrës së Selenicës. Të

Ritvan Zykaj, 24-vjeçari që vrau 8 të afërmit e tij, kishte kaluar një incident të rëndë disa vite më parë. Incident që, sipas banorëve, kishte ndikuar më vonë në sjelljen e tij dhe problematikat që shfaqte herë pas herë. Ai ishte djegur në pjesën më të madhe të trupit, thuajse 80 për qind, teksa ishte në stan me bagëti dhe që nga ai moment gjendja e tij emocionale, por edhe shëndetësore, nuk ka qenë më e zakonshme. Madje, në atë kohë, kishte qenë një nga kushërinjtë e tij, djali i njërit prej viktimave, që e kishte nxjerrë nga stani që u përfshi nga flakët, duke i shpëtuar jetën.

Burime nga grupi hetimor thanë dje se gjatë deklarimeve që i janë marrë autorit të krimit, 24-vjeçarit Ritvan Zykaj, nuk ka të dhëna konkrete nëse ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, prokurori ka kërkuar që të kryhet një ekspertizë mendore nga psikologë e psikiatër, për të përcaktuar me saktësi nëse ka apo jo probleme të kësaj natyre.

Në një postim të paprecedentë pas krimit, të një fotografie të tijën postuar më 6 gusht, Ritvan Zykaj u përgjigjet me një fjalor banal komentuesve në “Facebook” që dënojnë veprimin e tij. “Ç’më keni çar kr…”, shkruan në koment i riu, që ishte në kërkim policor si autor i masakrës me 8 të vrarë në fshatin Resulaj. Por, në Polici ai ka mohuar që ta ketë përdorur ai “Facebook”-un, duke u shprehur se mund të ketë shkruar ndonjë person tjetër. Megjithatë, komentet kanë qenë të ndryshme nga personat që dënonin ashpër krimin e tij.

Vijon të mbetet ende e paqartë sesi arrinte të komunikonte në rrjete sociale (ndonëse me gabime të shumta drejtshkrimi), pasi në Drejtorinë e Policisë së Vlorës ai nuk ka ditur të shkruajë me saktësi as emrin e tij dhe as të hedhë firmën e tij.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI