Flash

Njerëzit me probleme mendore të pa kontrolluar dhe qarkullojnë vetëm

Lapsi.al 12 August 2018
Njerëzit me probleme mendore të pa kontrolluar dhe qarkullojnë

Njerëzit me probleme mendore supozohen që kryesisht në ditët e nxehta, të jenë në kontrollin e familjarëve apo të institucioneve. Por në Lushnje kjo nuk ndodh dhe ata qëndrojnë të vetmuar nëpër rrugë apo lulishte.

Ata i shikon nëpër lulishte apo në rrugë. Në Lushnje, shumë njerëz me probleme të shëndetit mendor qarkullojnë vetëm.

Jashtë kontrollit familjar dhe atij institucional. I frikshëm është fakti që me rritjen e temperaturave, është shtuar dhe numri i tyre.

Qytetari 1: “Ta ndihmojë shteti, ta ndihmojnë ata psikologët.”

Qytetari 2: “Atij ia ka marrë mendtë Perëndia dhe s’kemi ç’ti bëjmë.”

Janë rreth 1000 të sëmurë mendorë në Lushnje të regjistruar në statistikat spitalore.

Psikiatrit thonë se sistemi nervor rëndohet për këtë kategori personash, kur temperaturat shkojnë deri në 40 gradë celsius.

Ata duhen mbajtur pranë familjes, kurse shtrimi i tyre në spital në shumë raste nuk rekomandohet nga mjekët, pasi mund të rëndohet nga prezenca e pacientëve të tjerë.

Abaz Quka, mjek neuropsikiatër: “Për sa i përket sëmundjeve mendore, e mira është që në këtë periudhë të qëndrojnë brenda në shtëpi, sepse temperatura është më e ulët. Ështe e mira që familjarët ti shoqërojnë nëse do të dalin në orët e pasdites ose në orët e para të mëngjesit kur është më freskët, ndërsa në orët kur temperatura është më e lartë këta duhet të qëndrojnë brenda në shtëpi.” 

Mjekët rendisin stresin si shkaktarin kryesor, krijuar nga problemet familjare.

Brenda një dite paraqiten mbi 30 persona me probleme të shëndetit mendor për vizita në një qendër mjeksore, pa llogaritur qendrat e tjera të ngritura në të gjithë njesinë administrative të Lushnjes. /abcnews

Të këshilluara

Zjarr i madh në një ishull në Greqi (FOTO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka nisur mesditën e sotme në ishullin Evia në Greqi. Mediat greke raportojnë se zjarri ka nisur në zonën Kondospoti të komunës së ...

21:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI