Flash

Humb jetën aksidentalisht 50-vjeçari në Peqin, rrëzohet në kanalin vaditës të fshatit

Lapsi.al 13 August 2018
Humb jetën aksidentalisht 50-vjeçari në Peqin, rrëzohet

Një 50-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht pasi është rrëzuar në kanalin vaditës në Peqin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në fshatin Lazarenj. Pasi u rrëzua, shtetasi B.K. për fat të keq është mbytur.

“Rreth orës12.30,  jemi njoftuar se shtetasi B.K, 50 vjeç, banues në fshatin Shez, Peqin, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin vaditës  në fshatin  Lazarenj, Njësia Administrative Pajovë, Peqin, dhe është mbytur,” njofton policia.

Në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI