Flash

I sëmuri mendor u ikën mjekëve nga duart, hidhet nga kati i 3-të i spitalit në Vlorë, vdes në vend

Lapsi.al 13 August 2018
I sëmuri mendor u ikën mjekëve nga duart,  hidhet nga kati i

Një 50-vjeçar në qytetin e Vlorës është hedhur nga kati i 3 i spitalit ditën e sotme duke pësuar vdekje të menjëhershme.

Sipas policisë, 50-vjeçari M.K. ishte me probleme mendore, dhe ka mundur t’u largohet shërbimeve. Pas sekonda më vonë, ai është hedhur nga kati i 3 dukë ndërruar jetë në moment.

“Më datë 13.08.2018, shërbimet e Spitalit Psikiatrik Vlorë, kanë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, shtetasin me probleme mendore M.K., 50 vjeç, i cili ka mundur tu largohet shërbimeve dhe është hedhur nga kati 3 i spitalit, duke ndërruar jetë në çast” - njofton policia.

Grupi hetimor ka nisur punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për rastin në fjalë.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI