Flash

Mediat serbe zbulojnë inskenimin e Ministrisë së Mbrojtjes për trazira në Kosovë

Lapsi.al 13 August 2018
Mediat serbe zbulojnë inskenimin e Ministrisë së Mbrojtjes

Për të nxitur ndarjen e veriut të Kosovës, qeveria serbe kishte planifikuar trazira në atë zonë, duke porositur krerët e komunave serbe dhe njerëz të besuar të tyre, sesi të kryenin vjedhje, grabitje e sulme ndaj qytetarëve serbë.

Kështu do të krijohej përshtypja te ndërkombëtarët, se shqiptarët po sulmonin serbët brenda Kosovës dhe se ata ishin të pasigurt. Plani i detajuar për prishjen e rendit në veri të Kosovës ka rrjedhur në media dhe është publikuar nga “Gazeta Blic.”, ku dokumenti në faksimile mban stemën e Republikës së Serbisë.

Në dokument, i cili është shkruar me shkrim cilirik, thuhet se: “Duhet të shtoni numrin e aktiviteteve, duhet të bini në kontakt me personat e shpërngulur, të cilët do të kryejnë detyrat dhe do të tërhiqen në Serbinë Qendrore, sikurse edhe tani, duhet të organizoni grabitje, vjedhje dhe sulme ndaj serbëve në mënyrë që tek Organizatat Ndërkombëtare të fitohet përshtypja se serbët janë viktimave të dhunës nga shqiptarët në territorin e krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë.

Në këtë çështje duhet të aktivizoni bashkëshorten tuaj, si dhe drejtoreshën e Shtëpisë, znj. Dragana Partiç, dhe bashkëshortin e saj, si dhe personelin medicinal të Shtëpisë së Shëndetit, por vetëm ata në të cilët ka besim Dragana Pantiç, gjithnjë do t’ju dalin në ndihmë dhe do t’ju sigurojnë automjete medicinale për transportimin e aktivistëve në Serbinë Qendrore pas kryerjes së aksioneve”, thuhet në dokumentin e Komandës Qendrore, i cili i është dërguar Koordinatorit të Ushtrisë Çlirimtare e Popullit të Kosovës dhe Metohisë, Radomir Repanoviç. Në dokument thuhet se ishte planifikuar edhe furnizimi me armatim të rëndë përmes Manastirit në Deçan.

“Sa i përket armatimit të rëndë, do t’i marrin kur ju me kamion do të kryeni shërbimet në Manastirin e Deçanit, ndërsa ju në Gorazhdecë do t’i pranoni kur Portiç Bogalub, do të qarkullojnë me autobus në autostradë, në relacion për Beograd, ndërsa municionin do ta marrin në depon kryesore në Mitrovicë”, thuhet mes tjerash në këtë dokument.

Aty theksohet në fund se qëllimi i këtij plani është të çlirohet populli serb i Kosovës. Dokumenti është dërguar nga Ministria serbe e Mbrojtjes dhe është nënshkruar në Zubin Potok nga Momir Radenkoviç, zv/komandant i zonës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI