Flash

Përplasi nënën me fëmijët dhe të riun, mbrohet në gjykatë shoferja: Personi me biçikletë më preu rrugën

Lapsi.al 13 August 2018
Përplasi nënën me fëmijët dhe të riun, mbrohet

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Rozina Kolecin, drejtuesen e mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik në Kamzë përpara disa ditësh. Koleci është shfaqur në seancë ditën e shtunë krejt e tronditur për çfarë ka ndodhur. Ajo është mbrojtur përmes avokatit të saj, duke thënë se nuk ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në momentin që ka humbur kontrollin e mjetit.

Megjithatë, aksidenti shkaktoi vdekjen tragjike të një vajzë 8-vjeçare me inicialet E.N. dhe të një përdoruesi biçiklete të identifikuar si Ramazan Isha, 57 vjeç. Seanca gjyqësore drejtohej nga gjyqtari Ardian Kaliaj, i cili në përfundim të saj pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për caktimin e masës së arrestit me burg për drejtuesen e mjetit. Ajo është justifikuar në seancë, duke pretenduar se ka qenë viktima që lëvizte me biçikletë që i preu rrugën dhe për pasojë humbi kontrollin e mjetit.

“Nuk po lëvizja me shpejtësi dhe ka qenë personi me biçikletë që më preu rrugën. Në këto kushte, tentova ta shmang, por humba kontrollin e mjetit”, - ka thënë ajo në Gjykatë. Mirëpo, prokurori Bajram Breçani ka një tjetër tezë. Sipas tij, drejtuesja Rozina Koleci ka qenë duke përdorur celularin në momentin që po drejtonte mjetin.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga ajo vetë dhe avokati i saj në seancë. Prokuroria pret edhe analizimin e materialeve të tjera filmike të sekuestruara në bizneset përreth ku ndodhi aksidenti, për të dalë në një konkluzion më të saktë. Deri në përfundim të hetimeve, Rozina Koleci mund të qëndrojë në burg.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI