Flash

Plehrat jashtë kontrollit në Sarandë, kryetarja e Bashkisë merr gjobë

Lapsi.al 13 August 2018
Plehrat jashtë kontrollit në Sarandë, kryetarja e Bashkisë

Inspektoriati i Mjedisit gjobiti me 1 milionë Lekë të vjetra kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka. Kjo e fundit u gjobit për mosmenaxhim të mbetjeve në qytet, ndërsa 500 mijë Lekë është masa administrative e vendosur ndaj firmës së pastrimit.

Situata e keqe me plehrat në qytetin bregdetar bëri që Inspektoriati i Mjedisit të marrë masa për përmirësimin e kësaj gjendje. Denoncimet për situatën e plehrave në këtë qytet janë bërë kryesisht në rrjetet sociale nga pushues që kanë vënë në dukje neglizhencën e firmës së pastrimit dhe indiferencën e Bashkisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI