Flash

Policët "civilë" të fshehur në trafik, bllokim patente për shoferët e paduruar

Lapsi.al 13 August 2018
Policët "civilë" të fshehur në trafik, bllokim

Policia rrugore paralajmëron drejtuesit e mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara duke bllokuar trafikun në zonat turistike se do të përballen me penalitete të ashpra.

Drejtor i Policisë Rrugore, Mithat Tola tha se në kolonat e automjeteve që qarkullojnë në zonat e pikut të trafikut në vend, ka edhe mjete private pa simbole të policisë, që brenda tyre kanë efektiva të rrugores që dokumentojnë shkeljet.

Sipas Tolës, për “parakalimin” e kolonave të mjeteve në korsinë në sens të kundërt, janë marrë masat administrative përveç gjobës edhe pezullim të lejedrejtimit për një periudhë kohe 2-4 muaj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI