Flash

Rama replikon me komentuesit për masakrën me 8 të vrarë: Mos jeton në hënë, ndodhin të tilla ekstreme

Lapsi.al 13 August 2018
Rama replikon me komentuesit për masakrën me 8 të vrarë: Mos

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë me 8 viktima në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorë. Rama i është përgjigjur komentit të një prej ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook.

"Pasqyrë e bukur me 8 të vrarë? Policia duhet të punojë më shumë, me të vërtetë armët i kemi nga xhaxhi Sali por ju duhet të bëni diçka më shumë" shkruan  një komentues dhe përgjigja e kryeministrit është “Me fal ti jeton ne kete bote apo jeton ne hene, sepse ne kete bote, ndodhira te tilla ekstreme ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara demokratike, e nuk kane asnje lidhje me qeverine!”

Do të dalë sot para gjykatës autori i masakrës së 10 gushtit në fshatin Resulaj të Vlorës dhe avokati i tij është caktuar Gentjan Leka.

Seanca për masën e sigurisë ndaj Ridvan Zykajt do nisë në orë 11:00 në gjykatë e Vlorës. Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ''Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave'', parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë

Të këshilluara

Zjarr i madh në një ishull në Greqi (FOTO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka nisur mesditën e sotme në ishullin Evia në Greqi. Mediat greke raportojnë se zjarri ka nisur në zonën Kondospoti të komunës së ...

21:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI