Flash

Aksidenti në Kamëz/ Flet nëna që humbi vogëlushen 7-vjeçare: Nuk më besohet që nuk e kam njërën vajzë

Lapsi.al 14 August 2018
Aksidenti në Kamëz/ Flet nëna që humbi vogëlushen

Valbona Ndreu është nëna që mëngjesin e 8 korrikut kishte dalë me dy vogëlushet e saj, por që fatkeqësisht njërën prej tyre nuk e ka më.

E shqetësuar për shëndetin e vajzave pasi ishin me temperaturë, ajo u nis drejt spitalit, por një makinë i përplasi duke i marrë jetën Esmeraldës vetëm 7-vjeçare dhe plagosur motrën e saj dhe nënën.

Ajo nga shtrati i spitalit tregon se ende nuk i besohet se e vogla e saj nuk jeton më, ndërsa nuk i mban lotët. E veshur me të zeza dhe me zërin që i dridhet Valbona, nuk ia heq dorën të voglës së saj, që qëndron në shtratin ngjitur.

“Atë ditë unë kam qenë me vajzat te spitali. Besoj që e kam parë rrugën dhe kam ndal në trafik ndarësen. Në momentin që po shikoja për të kaluar rrugën kam pas dy vajzat përdore. Nuk di asgjë! E di që kam pas si një tërmet nga mbrapa edhe më pas nuk di asgjë… Akoma s’më besohet. Që ta marrësh përdore, e ta heqësh nga duart nuk më besohet. I mbaja gjithmonë përdore, akoma s’më besohet që se kam njërën vajzë” – tregon mes lotësh Valbona për GSh.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI