Flash

Justifikimet e Ritvan Zykajt në polici: Isha i dehur, nuk mbaj mend çfarë bëra

Lapsi.al 14 August 2018
Justifikimet e Ritvan Zykajt në polici: Isha i dehur, nuk mbaj mend

Vëllai i autorit të masakrës në Selenicë të Vlorës ka qenë ndërmjetësuesi kryesor dhe ai që ka bindur Ritvan Zykajn që të dorëzohet në polici pas krimit makabër që kreu të premten që kaloi.

Sipas “Panorama”, Hoveljando Zykaj, i cili është 3 vjet më i madh se Ritvani ka negociuar gjatë kohës që i vëllai ishte në arrati, derisa ka arritur të bindë të dorëzohet. Ai e pyeste vazhdimisht se ku ishte dhe ai i përgjigjej se ndodhej rrotull fshatit, ndërsa në një nga mesazhet që i ka dërguar vëllait, Ritvani ka treguar edhe shenja pendese për krimin e kryer.

“Bobo çfarë kam bërë”, ka qenë një nga SMS-të.

Pak sekonda para se t’i fikej telefoni, ai tregoi adresën e përafërt se ku fshihej, pikërisht ne vendin e njohur si “Çezma e misrit”. Pas arrestimit, autori nuk ka bërë rezistencë dhe ka ngritur duart lartë. Ndërkohë, në dëshminë e parë në polic, Ritvani ka thënë se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk mbante mend se çfarë kishte bërë.

Një ditë më parë, ai doli para gjykatës e cila vendosi për të masën e sigurisë ‘arrest me burg’, i akuzuar për vrasjen e 8 personave.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI