Flash

Lubonja: Në Rumani motivues korrupsioni, në Shqipëri s’ka prirje për ndryshim, por për të ikur

Lapsi.al 14 August 2018
Lubonja: Në Rumani motivues korrupsioni, në Shqipëri s’ka

Publicisti Fatos Lubonja ka komentuar protestat masive në Bukuresht të Rumanisë, ku kërkojnë largimin e qeverisë për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në vend. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Lubonja komentoi edhe një parrullë që qarkullon në rrjetet sociale ‘Ne nuk jemi Shqipëri’, por në fakt e verteta e parrulles është ‘nuk duam korrupsion, por duam drejtësi’.  Ai tha se në Rumani protestojnë kundër korrupsionit, ndërsa në Shqipëri jo.

Fatos Lubonja bëri edhe një krahasim mes rolit të diasporës në Rumani dhe asaj në Shqipëri. Ai tha se  diaspora jonë vjen dhe mbështet kryeministrin dhe nuk mund të sjellë ndryshimin , ndërsa në Bukuresht kanë shkuar rumunë nga të gjitha vendet për të protestuar. Lubonja u shpreh se tek ne s’ka prirje për ndryshim, por për të ikur.

“Diaspora jonë vjen dhe mbështet kryeministrin. Ne s’kemi parë të vijnë nga diaspora dhe të organizohen nga rrjetet sociale për të protestuar kundër korrupsionit.  Mbështetje politike mund të ketë, por korrupsioni në Rumani është motivues i protestës. Kur u fut Rumania në BE shumë eksponentë të BE thanë se bëmë gabim sepse atje ka  korrupsion. Tek ne nuk ka prirje për ndryshim, por për të ikur. Ne më shumë na bashkon Skënderbeu apo kombëtarja sesa për problemet që kemi për të ndryshuar kushtet ku jemi” - tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI