Flash

Mos kërkoni më akull nëpër lokale, mjeku: 3 raste me hepatit A në Tiranë

Lapsi.al 14 August 2018
Mos kërkoni më akull nëpër lokale, mjeku: 3 raste me hepatit

Në ditët e nxehta akulli është shoqëruesi kryesor në pijet freskuese që porosisim në bare. Por shumë pak e dinë që pas freskisë vinë sëmundjet të ndryshme.

Pëllumb Pipero ngre alarmin që pranë pavionit të sëmundjeve infektive janë paraqitur 3 raste me hepatit A ku shkaktar kryesor ka qenë akulli pasi ai prodhohet me ujin e rrjetit, i cili është pasur me baktere.

“Nga eksperienca klinike veçanërisht me hepatite A në mosha të rritur personalisht kam patur 2-3 raste të tilla. Indirekt e kam akuzuar akullin si burim të mundshëm apo rrugë të mundshme të transmetimit të mjaft sëmundjeve infektive me natyre virusale apo bakterore. Themi kështu sepse nuk kam informacion të saktë që akulli prodhohet në kushte optimal. Së dyti, jam i sigurt që prodhohet me ujin e rrjetit që jo gjithmonë është I sigurtë, apo jo gjithmonë është i pandodhur”, shprehet Pëllumb Pipero Shefi i Shërbimit Infektiv, QSUT.

Sipas Pipero, akulli është shkaktar i shumë sëmundjeve bakteriale.

“Po kështu na rezulton që uji I pijshëm apo akulli që prodhohet nga uji I pijshëm të pasigurt neve kemi mjaft raste të tjera që janë këto sëmundjet gastrointerite, intoksikacionet etj”, thotë Pëllumb Pipero.

Top Channel

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI