Flash

Shembja e urës me 35 të vdekur në Itali, komuna e Xhenovas shpall dy ditë zie

Lapsi.al 14 August 2018
Shembja e urës me 35 të vdekur në Itali, komuna e Xhenovas shpall

Genova dhe mbarë Italia po përballet sot me momente tepër të vështira, pas shembjes së urës Morandi, që deri më tani u ka marrë jetën 35 personave. Mediat italiane raportojnë se Komuna e Genovas ka marrë sot një vendim për të shpallur dy ditë zie në kujtim të viktimave.

Kështu në nder të viktimave, nesër dhe pasnesër flamuri i komunës, ai i Republikës së Italisë si dhe ai i Bashkimit Europian do të ulen në gjysmështizë. Kjo vlen për të gjitha godinat institucionale të qytetit, si Palazzo Tursi, ndërtesat komunale, ato të organeve publike dhe shkollave të qytetit, shkruan ‘Tgcom’.

Kujtojmë që shembja e urës i ka kushtuar jetën 35 personave, 1 prej të cilëve fëmijë. Ndërkohë dhjetëra persona po marrin ndihmën e nevojshme ndërsa 10 të tjerë konsiderohen të zhdukur. Mediat italiane raportojnë se numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI