Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Tragjike në Itali/ 39 të vdekur nën rrënojat e urës së shembur në Xhenova

Lapsi.al 14 August 2018
Tragjike në Itali/ 39 të vdekur nën rrënojat e urës

Një urë gjigande në Itali, mbi të cilën kalonte autostrada A10 është shembur për arsye që ende nuk dihen, duke rrëzuar makinat që udhëtonin mbi të, nga një lartësi prej 100 metrash. Numri i viktimave qe kane shkuar ne 39 do të kërkojë kohë për t'u saktësuar, por Ministri italian i Transporteve, Danilo Tonineli foli për një "tragjedi shumë të madhe", ndërsa agjensitë e lajmeve italiane flasin për dhjetëra vetë që kanë humbur jetën mes rrënojave.

https://www.youtube.com/watch?v=GcW3Oe5vDMc&feature=youtu.be

Pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes, janë shokuese. Njerëz të tmerruar që filmojnë rrënojat e urës dhe që ngashërehen nga ajo që shohin. Video është bërë virale në internet, pasi tregon një moment kur ura është duke u shembur. Bashkë me të bien edhe makinat që udhëtonin në autostradë.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/08/1280x720-“Oh-mio-Dio-oh-mio-Dio”-le-urla-di-paura-durante-il-crollo-del-ponte-“Oh-mio-Dio-oh-mio-Dio”-le-urla-di-paura-durante-il-crollo-del-ponte-Morandi-La-Stampa-1.mp4"][/video]

Rrënojat e strukturës së shembur janë masive gjigande betoni,s iç duken edhe nga pamjet. Bashkë me to kanë rënë makina dhe kamionë që u gjendën mbi pjesën e urës së shembur. Janë me qindra policët, mjekët, zjarrfikësit dhe shumë të tjerë të angazhuar për të kërkuar të mbijetuar mes rrënojave.

Ura, e ndërtuar në vitet 60, njihet ndryshe si ura Morandi. Pjesa poshtë, ku ka rënë struktura e betonit, është një zonë industriale pak e banueshme.

https://www.youtube.com/watch?v=pBjfUyvtr3w&feature=youtu.be

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI