Flash

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

VIDEO/ Shikoni se si Veliaj shemb vilën e vjetër te rruga e Elbasanit për të ndërtuar kullë

Lapsi.al 14 August 2018
VIDEO/ Shikoni se si Veliaj shemb vilën e vjetër te rruga e Elbasanit

Me ardhjen e Veliajt në krye të bashkisë Tiranë kullat në kryeqytet kanë filluar të lulëzojnë ndjeshëm. Ku do nëpër Tiranë të sheh syri kulla të reja që po ndërtohet. Edhe pse në fushatë tha se nuk do të ndërtonte kulla në kryeqytet, Veliaj e shkeli me të dyja këmbët këtë premtim, duke e mbjellë Tiranën me kulla dhe zona më e prekur nga kjo ‘sëmundje’ e Veliajt është qendra, aty ku cimet janë 2000-3000 euro m2.

Këtë mani ai po e shpreh edhe duke shkatërruar Tiranën e vjetër dhe ndërtesat karakteristike të saj. Fare ngjitur me Liceun, tek rruga e Elbasanit, është duke u ndërtuar një pallat, por për ndërtimin e tij po shembet një vilë e vjetër. Lejet e Veliajt po shembin ndërtesat e vjetra me arkitekturë interesante për të ndërtuar kullat, duke e fshirë kështu atë që dikur quhej Tiranë.

[video width="720" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/08/Untitled.mp4"][/video]

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI