Flash

Pakësimi i shqiptarëve, efekt te pensionet, deri në vitin 2040-, 235 mijë persona më pak

Lapsi.al 15 August 2018
Pakësimi i shqiptarëve, efekt te pensionet, deri në vitin 2040-,

Instituti i Sigurimeve Shoqërore thotë se tkurrja e popullsisë nuk e cënon qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve. Zëvendësdrejtori Ali Emini shpjegon se, rënia e numrit të kontribuesve është marrë parasysh në reformën e pensioneve, që u bë në vitin 2014.

“Reforma e pensioneve ka pasur synim që të përcaktojë masa konkrete dhe objektiva që të parashikojnë edhe këtë rënie të popullsisë”, thotë Ali Emini. Në variantin bazë të reformës së pensioneve, qeveria ka përllogaritur se deri në vitin 2040, popullsia do të ulet me rreth 235 mijë vetë nga niveli aktual. Por, çfarë ndodh nëse rrudhja e popullsisë do të jetë më e madhe?

“Sistemi është parashikuar të modifikohet një herë në 7-8 vite. Jo në kuptimin e ndryshimit të formulave dhe raporteve të pensioneve, sepse këto ndjekin trende shumë më të mëdha, 30/40-vjeçare. Por, për të parë dhe për të ndërhyrë në tregues të caktuar të skemës, që mund të pasqyrojnë këto problemet e zhvillimeve demografike. Gjithmonë sistemi do të jetë nën kontroll, me qëllim që të mos gjendemi përpara problematikave, që të krijojmë pastaj stres”, tha më tej Emini.

Qeveria ka në duar dy mekanizma për të mbajtur të qëndrueshme skemën e pensioneve. Rritjen e të ardhurave nga kontributet, ose kufizimin e shpenzimeve, duke e lidhur rritjen e pensioneve me atë të të ardhurave. “Rritjet e pensioneve do të ndjekin zhvillimet e tyre, pasi bëhet mbi bazën e zhvillimit të treguesve të Sigurimeve Shoqërore dhe jo mbi bazën e dëshirave të momentit, qofshin këto sociale apo politike”, u shpreh Emini.

Rënia e popullsisë pritet të jetë një nga sfidat më të mëdha për ekonominë dhe financat e shtetit, pasi ajo rrudh të ardhurat nga taksat dhe rrit shpenzimet sociale, që qeveria bën nga buxheti./ TCh

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI