Flash

Rrëfimi i Mbretit Zog: Kjo është arsyeja e bashkëpunimit me Italinë

Lapsi.al 15 August 2018
Rrëfimi i Mbretit Zog: Kjo është arsyeja e bashkëpunimit me

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Gusht 2018

Gazeta franceze, “L’Intransigeant”, ka botuar të shtunën e 13 tetorit 1928, në faqen n°5, një intervistë ekskluzive të Ahmet Zogut, dhënë asokohe medias britanike, Daily Telegraph.

Përtej qëllimëve të tij për të civilizuar popullin shqiptar, që t’a bëjë atë të pranojë, sa më shumë që të jetë e mundur, zakonet perëndimore, mbreti, shpeshherë i kritikuar për çështjen në vijim, ka shpjeguar arsyet e bashkëpunimit me Italinë.

Intervista me mbretin e ri

Zogu I dërshiron të civilizojë popullin e tij… dhe të ruajë pavarësinë e tij

Londër, 12 tetor (nga korrespondenti ynë me telefon). – Z. Ashmead Bertleet, kontribuesi i mirënjohur i Daily Telegraph, i dërgoi një gazete të Tiranës këtë intervistë interesante që ai kishte zhvilluar me mbretin e ri të Shqipërisë, Zogu I. Monarku gjatë intervistës, ka folur për tema të ndryshme : administratën e brendshme, ushtrinë, financat dhe politikën e jashtme. Në raport me temën e fundit, Zogou I tha :

“Personalisht, unë e vlerësoj mbretin Aleksandër dhe popullin e Jugosllavisë, por mendoj se ata kanë një ide të gabuar për atë që po ndodh në Shqipëri. Do të doja të them diçka më shumë në lidhje me këtë temë që është e përfshirë aq thellësisht në Evropë. Në radhë të parë, më lejoni t’ju them se nuk kemi asnjë aluzion më të vogël agresiv ndaj Jugosllavisë. Dëshira jonë është të kemi marrëdhëniet më të mira me këtë vend.

Në radhë të dytë, ne nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga pavarësia jonë në favor të një kombi tjetër. Mund t’ju kujtoj Historinë. Shqipëria është i vetmi vend Ballkanik që gjithmonë ka arritur të ruajë pavarësinë pavarësisht nga pushtimet e shumta. Karakteri i racës shqiptare bazohet në dashurinë e lirisë për t’u vetë drejtuar.

Ne nuk do t’i nënshtrohemi kurrë dominimit italian; njerëzit nuk do ta toleronin atë qoftë dhe për një çast. Por ne duhet të marrim parasysh gjendjen tonë. Ne jemi vërtet shumë vonë krahasuar me pjesën tjetër të Evropës. Populli nuk di as të lexojë dhe as të shkruajë; ka pak ligje të shkruara që zbatohen dhe “hakmarrja” ende mbretëron në shumë pjesë të vendit. Qëllimi im është të civilizoj popullin tim, t’a bëj atë të pranojë sa më shumë që të jetë e mundur, zakonet perëndimore.

Kjo detyrë mund të realizohet vetëm me ndihmën e jashtme. Kjo është arsyeja pse ne kemi miratuar mjetin që na dukej më i përshtatshmi për ne. Mbi të gjitha, kishim nevojë për para dhe kishte vetëm një mënyrë për t’i gjetur : t’i merrnim ato hua nga një vend tjetër. U përpoqëm në Gjenevë dhe dështuam; ne kemi provuar edhe në disa vende të tjera, përfshirë Anglinë, por pa sukses. Pra, Italia na erdhi në ndihmë dhe na dha hua 2 milionë paund në kushte shumë të favorshme për ne.

Këto para përdoren tani për punët publike : rrugët, urat dhe ndërtimin e portit të Durrësit. Pastaj, na nevojitej ndihma e ekspertëve dhe financierëve, oficerëve për të organizuar ushtrinë tonë tokësore dhe detare, inxhinierët, mjekët dhe kështu me radhë. Natyrisht, Italia, e cila na dha paratë, kishte të drejtën e para për të kontrolluar shpenzimin e kësaj shume. Kjo është arsyeja pse ne kemi shumë italianë që punojnë mes nesh, por kjo nuk do të thotë që ne kemi humbur pavarësinë tonë politike. Ne mbetemi një komb dhe zotër në shtëpi; dhe ne nuk do të lejojmë kurrë që të mbizotërohemi apo të shfrytëzohemi në interes të të tjerëve. ” — T. B

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI