Flash

Tragjedia në Xhenova, alarm për shembjen e një pjese tjetër të urës, pezullohen kërkimet

Lapsi.al 15 August 2018
Tragjedia në Xhenova, alarm për shembjen e një pjese tjetër

Pezullohen kërkimet për të mbijetuar të tjerë të katastrofës në Genova me dhjetëra të vdekur. Repubblica shkruan se kërkimet dhe operacionet e gërmimit janë ndërprerë rreth orës 13:00 pasi rrezikonte të shembej edhe një pjesë tjetër e urës në zonën e rrugës “Campi”.

Menjëherë pas lajmërimit të rrezikut zjarrfikësit kanë nisur verifikimet për qëndrueshmërinë e urës.

Dy nga tre zonat e kërkimit janë janë pastruar. Shkatërrues impakti në rrugë me ndikim në të gjithë zonën liguriane të autostradës. Është kërkuar gjendja e emergjencës kombëtare dhe lutja e Papës për viktimat.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI