Flash

Diplomati Kosnett: Qëndrimi amerikan ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar

Lapsi.al 16 August 2018
Diplomati Kosnett: Qëndrimi amerikan ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar

Diplomati veteran Philip Kosnett thotë se qëndrimi amerikan lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndryshuar. Zoti Kosnett, i emëruar nga presidenti si ambasador i ardhshëm amerikan në Kosovë, doli të enjten para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

Senatori Chris Murphy e pyeti diplomatin lidhur me takimin që kishte zhvilluar në fund të korrikut ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner dhe komentet pas takimit kur zoti Daçiç u shpreh se qëndrimi amerikan është tani “më pranë qëndrimit tonë” gjë që ka zgjuar shumë spekullime lidhur me ndryshime në qëndrimin amerikan.

Senatori pyeti lidhur me spekulimet për mundësinë e mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara për idenë e shkëmbimit të territoreve. Senatori kërkoi të dinte se çfarë instruksionesh kishte marrë diplomati lidhur me qëndrimin amerikan dhe nëse ky qëndrim kishte ndryshuar kohët e fundit.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE mes dy vendeve. Mendojmë se ka rëndësi kritike që të dyja vendet të avancojnë për të kapërcyer tensionet e vjetra. Ne besojmë se është me rëndësi kritike që dy vendet të jenë në gjendje të diskutojnë ide të reja. Kjo nuk është fjalë-kod për të mbuluar idenë e shkëmbimit të territoreve. Ne duam të shohim se çfarë idesh do të paraqesin dy qeveritë. Synimi ynë strategjik afat-gjatë është të shohim stabilitet në rajon, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vjetra mes dy vendeve në forma që forcojnë lidhjet e dy vendeve me Perëndimin,” tha zoti Kosnett.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI