Weston McKennie është përpjekur ta lehtësojë pozitën e Luciano Spallettit, e cila në mënyrë të pashmangshme është komplikuar sërish pas humbjes së rëndë të Juventus ndaj Genoas.
Përreth tij, askush nuk duket se e vëren një detaj thelbësor: goditja e dënimit është indirekte. Një skenë surreale, thuajse groteske, që tregon shumë më tepër sesa mund të tregojë rezultati i një ndeshjeje të vetme.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hyrë live në Facebook, pasi kryetari i parlamentit Niko Peleshi i ndërpreu fjalën.
Beri...
10:41
FOTO/ Nis ndërtimi i kullës së Boerit në zonën e ish-Bllokut, godinë për qendër tregtare, zyra e apartamente
Lapsi.al16 August 2018
Ditët e fundit në Tiranë kanë nisur punimet për ndërtimin e kullës ‘Bllok’, projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, në zonën më të lakmuar të qytetit, në zonën e ish-Bllokut.
‘Bllok’ do të jetë një godinë multifunksionale, pra qendër tregtare, zyra dhe apartamente, që do të ndërtohet nga kompania Invest shpk. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) kjo kompani është krijuar vetëm një vit më parë.
Në faqen zyrtare të studios së Boerit, për këtë projekt shkruhet:
“‘Blloku’ është një ndërtesë shumëfunksionale, veçantia e së cilës do të jetë një veshje prej alumini si një lëkurë të dyfishtë.
“Kjo zgjidhje e veçantë e veshjes, e projektuar posaçërisht për projektin tonë të parë shqiptar, luan një rol thelbësor në përcaktimin e unikalitetit të ndërtesës dhe kontribuon në nënvizimin e rëndësisë së saj si një pikë referimi e re e kësaj zone urbane”, shprehet Francesca Cesa Bianchi, Drejtore e Projekteve në studione Stefano Boeri Architetti.”
Renderi i ‘Bllok”, projektuar nga Stefano Boeri
Blloku nuk do të jetë e vetmja ndërtesë që kompani Invest shpk do të ndërtojë në zonën e Bllokut.
Në nëntor 2017, në heshtje të plotë dhe mungesë transparence, pa asnjë dokument të botuar në faqen e vet zyrtare (e pa rifreskuar që nga korriku), Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) i kryesuar nga Kryeministri Rama, miratoi ndërtimin e dy kullave nga Invest shpk. Blloku dhe West Residence.
West Residence do të ndërtohet pas godinës së Presidencës dhe njësoj si Blloku, është projektuar nga Boeri.
Boeri është autori i Masterplanit të Tiranës. Ky masterplan, kaloi në Këshillin Bashkiak pa asnjë diskutim apo dëgjesë publike serioze, u bazua në të dhëna të gabuara, parashikime të paqarta për rritjen e popullsisë, dhe mbi privatizimin e plotë të një pjese të madhe të qytetit.
Pavarësisht se përbënte shkelje të kontratës së tij me qeverinë, Boeri doli në fushatë me masterplanin e tij, dhe tani po merr shpërblimin për të cilin ka pritur: dy projekte për dy godina të reja në Tiranë./ Exit.al
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se as ai e askush tjetër nga pala serbe nuk e ka të lehtë të bisedojë më Prishtinën, por se ai do të luftojë...
Varësia ndaj pikave të basteve vazhdon të prek çdo ditë e më tepër mijëra të rinj. Aldo është 21-vjeç, dhe luan lloto për afro 7 vite pa ndërprerje. Jeta e tij ...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur në Molise të Italisë mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve të mediave italiane, lëkundjet janë ndjerë edhe në Abruzzo, Campania e...
Pas asaj që ndodhi në Xhenova të Italisë, është ngritur alarmi dhe frika për gjendjen e infrastrukturës në të gjithë Evropën me ekspertët që paralajmërojnë ...
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, shtesa natyrore e popullsisë (diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve) ishte vetëm 484 persona, sipas të dhënave që janë publ...
Një i ri shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fano, në Italio. Shqiptari Gersi Ura, 22 vjeç, baba i një vajze të vogël 2 vjeçe, humbi jetën pasi u përp...
Një ekspert i çështjeve të Ballkanit, ish-analist i lartë i CIA-s për rajonin dhe Evropën, thotë se patologjia e perëndimit për çdo zhvendosje territori e cungo...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Thanë. Mësohet se 4 persona nga Maqedonia janë plagosur si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve. Mësohet se të ...
Teksa ndodhet me pushime në jug të vendit, kryeministri Edi Rama ka ndarë më ndjekësit e tij të Instagramit momente të ndryshme. Së fundmi ai ka postuar një vid...
Gazeta më e madhe në Gjermani dhe Europë, “BILD”, ka dalë sot me titullin e madh: “Komandantët luftojnë për ndarjen e Kosovës”, duke i kushtuar kështu një artik...
Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur
Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar
Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]
Një grup ligjvënësish republikanë në SHBA i kanë kërkuar senatorit Marco Rubio të shqyrtojë vendosjen e kufizimeve të vizave ndaj zyrtarëve shqiptarë të dyshuar për korrupsion, ndërsa Shqipëria është përfshirë nga protesta masive kundër qeverisë dhe lidhjeve të supozuara me krimin e organizuar.
Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur
Weston McKennie është përpjekur ta lehtësojë pozitën e Luciano Spallettit, e cila në mënyrë të pashmangshme është komplikuar sërish pas humbjes së rëndë të Juventus ndaj Genoas.
Përreth tij, askush nuk duket se e vëren një detaj thelbësor: goditja e dënimit është indirekte. Një skenë surreale, thuajse groteske, që tregon shumë më tepër sesa mund të tregojë rezultati i një ndeshjeje të vetme.
Humbja e dytë në tri ndeshjet e fundit për Juventusin, që pëson një disfatë të rëndë në Marassi ndaj Genoas, e cila ishte superiore si në ritëm, ashtu edhe në qëndrim në fushë.
Skënderbeu dhe Laçi nuk kanë arritur të nxjerrin një fitues nga përballja mes tyre, duke u ndalur në barazimin 1-1 në Korçë, në sfidën e vlefshme për javën e nëntë të Abissnet Superiore.
Elbasani ka gjetur më në fund fitoren e parë që prej marrjes së drejtimit nga Glen Daja, duke triumfuar 2-1 ndaj Partizanit në një përballje që prodhoi emocione, përmbysje dhe shumë diskutime për vendimet e arbitrimit.